











Sfida e rezistencës i vuri banorët përballë shumë vështirësish. Maestro Armaldo me ndihmën e Luizit në një moment i kreu nevojat personale në një kovë. Sonte gjatë spektaklit, Armaldo u shpreh se nuk ka bërë asgjë për turp, asgjë të keqe.






Ndërkohë Amosi ka dalë kundër kësaj që ka bërë Maestro dhe thotë që është një turp për instituticionin që ai përfaqëson Teatrin e Operas dhe Baletit dhë gjëra të tjera.
Amosi bën moral sot Maestros, ndërkohë që sa ka hyrë në këtë shtëpi e deri më sot, është banori me fjalorin dhe sjelljen më të ndyrë të mundshme.






Amosi që para ca ditësh thoshte unë kam ngrënë kakën time kur isha 4 vjec dhe tregon shijen që kishte, Amosi që kur u martua Luizi me Kiarën thoshte ishalla bien në pishinë e digjen. Amos, vetëm ty në atë shtëpi nuk të takon të bësh moral.
Ajo që Armaldo tha është shumë e drejtë, anuk përfaqëson në këtë lojë instituticionin ku punon, por përfaqëson veten e tij dhe është thjesht një lojë.