Arifi do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar për mjetet e Qeverisë së Kosovës


Shqiprim Arifi zgjidhet kryetar i Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë të martën.

Arifi ka thënë se ky kallëzim penal është për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës që ai thotë se është bërë nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kallëzimi penal do të dorëzohet në orën 14:00 nga vetë kryetari i Preshevës.

“Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë. Ju ftoj në konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.