











KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona, të cilët akuzohet se kanë mbajtur peng dy gra. Mësohet se dy personat e arrestuar ushtronin dhunë ndaj dy grave dhe i kërcënionin ato, për t’i mbajtur mbyllur në dy vende të ndryshme.
Njoftimi i policisë:






Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar”. – V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.