











Ambasada Britanike në Prishtinë ka publikuar pikët e kandidatëve që triumfuan në fazën e intervistimit për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.
Shkëndije Himaj, zyrtare e lartë në BQK tash prej më shumë se 18 vitesh është vlerësuar me pikët maksimale nga Ambasada Britanike në Prishtinë, për pozitën e guvernatores. Himaj është vlerësuar me 32.0 pikë në fazën e intervsitimit për të parën e BQK-së në garë me 14 persona të tjerë. Njëkohësisht ajo është gruaja e vetme në garë për këtë pozitë.
Ndërsa në vendin e dytë është Ahmet Ismaili me 28.0 pikë, e në vendin e tretë është Nexhat Kryeziu, anëtar i Bordit të BQK-së, me 27.5 pikë.






Kujtojmë se sot Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se katër kandidatët që kanë kaluar me më së shumti pikë fazën e intervistimit, do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për votim.
Sipas njoftimit të sotëm të BQK-së në këtë listë janë Shkëndije Himaj, Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu dhe Lulzim Ismajli.
Ndërsa tani sipas ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës, emërimin e guvernatorit, Kuvendi i Kosovës në një afat prej 15 ditësh duhet të caktojë seancën ku votohet për të parin e BQK-së.






Kujtojmë se Ambasada Britanike në Kosovë mbështet shoqërinë civile në monitorimin e konkurseve dhe jo vetëm në institucionet publike të Kosovës për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien.
Këto janë kandidatët dhe pikët e tyre nga intervistimi të publikuara nga Ambasada Britanike në Prishtinë: