











Detaje që nuk i keni ditur.. Luiz Ejlli u rikthye në Tiranë! Pesë vite nga ndarja me vajzën e Jozefina Topallit, Megi nënë e dy fëmijëve, ndërsa këngëtari…
Prej kohësh i mungon ekranit, madje edhe rrjeteve sociale, por duket se Luiz Ejlli është rikthyer në Shqipëri.
Prej vitesh këngëtari jetonte në Francë ku dhe punonte, por tashmë jeta e tij është zhvendosur përsëri në Tiranë, ku lidhja me muzikën duket e largët. Rreth 7 vite më parë, Luizi ishte ndër artistët më të suksesshëm, ku dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong”.






Por, në media edhe më e njohur ishte lidhja e tij me vajzën e Jozefina Topallit. Këngëtari Luiz Ejlli dhe Megi, i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017.
Asokohe dyshja konfirmoi ndarjen përmes postimeve në rrjetet sociale, por nuk dha asnjë shpjegim për arsen se përse marrëdhënia e tyre përfundoi.






Dyshimet, në atë kohë u përforcuan akoma më shumë kur këngëtari shkodran postoi në “Facebook” këngën “Uomini soli”, bashkëngjitur së cilës shkruante: “Për të gjithë meshkujt e vetmuar”.
Megi nuk foli për ndarjen e bujshme, ndërsa Luiz-i pranoi të fliste për herë të parë në emisionin “Pasdite në Top Channel”, duke e përshkruar atë që kishte ndodhur për disa vite me Megin, si një flluskë sapuni.