





Qëndrim Ahmeti, djali i kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ështtë emëruar në pozitën e Menaxherit të Departamentit për Administratë të Përgjithshme në Ujësjellësin “Prishtina”.Ai nga zyra ligjore ku ka qenë, është avancuar si u.d në pozitë të menaxherit të administratës.
Këtë e ka konfirmuar ai për Gazeta Blic, derisa ka thënë se është në pozitën e ushtruesit të detyrës, teksa ka mohuar ndikimin e babait të tij për këtë emërim, për të cilin ka thënë se ai nuk është në dijeni.
“Po po, ka ndodhë para pak kohe, për shkak të dorëheqjes së drejtorit aktual dhe pastaj menaxhmenti ka vlerësuar emrin tim për pozitën e ushtruesit të detyrës së menaxherit të administratës.






Është dërguar një listë me propozime të emrave që janë parë si të duhur dhe është vlerësuar performanca ime e jashtëzakonshme në zyrën ligjore sa kam qenë paraprakisht dhe është vendosur për emrin tim në këtë pozitë”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.
“Në fak prindi im as nuk është në dijeni për këtë”, tha ai kur u pyet për ndikimin që ka mundur ta ketë babai i tij, Imri Ahmeti.Ai tha se do të jetë ushtrues detyre derisa të shpallet konkursi i rregullt nga menaxhmenti.