Krasniqi: Ish presidenti Rugova la gjurmë në historinë e Kosovës


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në përvjetorin e vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, kujton përkushtimin e tij politik që la gjurmë në historinë e vendit në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.

Sipas tij, vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Ibrahim Rugovës, mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shërben si dëshmi e një historie unike politike në Evropë dhe botë.