Kurti: E pranojmë propozimin evropian, disa pyetje për të do të adresohen në Bruksel


Kryeministri Albin Kurti së bashku me zv/kryeministrin Besnik Bilimi, kanë pasur një drekë pune me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.Kurti ka shkruar se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e konsideron atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.

Megjithatë Kurti tha se për këtë plan do t’i parashtrojë disa pyetje gjatë bisedimeve në Bruksel.
“Disa pyetje mbi garancitë ndërkombëtare, mekanizmat e zbatimit dhe renditjen kohore do të adresohen së shpejti gjatë bisedimeve në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit europian na bëjnë me shpresë”, ka shkruar Kurti në Twitter.