Lajçaku me Fajonin dakordohen ta mbajnë Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e BE-së


Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur javën me një takim me kryediplomaten e Sllovenisë, Tanja Fajon.Lajçak tha se në këtë dakim, dyshja u dakorduan që Ballkani Perëndimor të jetë ndër prioritetet kryesore të BE-së.
“E nisa javën time me një takim me Ministren e Jashme të Sllovenisë Tanja Fajon, përpara mbledhjes Këshillit të Punëve të Jashtme. Ne informuam njëri-tjetrin për udhëtimet tona të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe ramë dakord se është thelbësore ta mbajmë rajonin lart në axhendën e BE-së”, ka shkruar Lajçak.