











Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka njoftuar se ka pasur një kërcënim për bombë në ANP “Adem Jashari”.Ajo ka shkruar se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.“Njoftim zyrtar! Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar.






Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara.”, kështu ka shkruar zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.Kohëve të fundit disa herë ka pasur kërcënime se mund të ketë bombë në Aeroport, por që kanë dalë të jenë alarme të rrejshme.