











Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj deklaratave të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Escobar ka thënë se e pranon kryeministri Albin Kurti ose jo, Asociacioni do të themelohet, përcjell Bota sot
“Sido që shkoni përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, do të keni një Asociacion [të komunave me shumicë serbe]. Prandaj, them gjithmonë se do të zbatohet në një moment. E pranon ose jo qeveria aktuale në Kosovë obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës.






Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të them se do të ndodhë. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit. Nuk mund të mos bëhet kjo”, ka thënë Escobar dy ditë më parë për Pavlovic Today.
E Elvis Hoxha nga LVV-ja, ka publikuar në Facebook një hartë të Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut.
“Kjo është sipas Lëvizjes së Unitetit harta e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut. Kjo hartë bëhet aktuale pas këmbënguljes së Escobarit”, ka shkruar Hoxha.
Harta e publikuar nga Hoxha