











Banorja e BBA, Kejvina Kthella e ka pranuar që ka goditur Luizin me shuplakë dhe nuk është penduar fare.
Në televizion sigurisht nuk u dha asgjë dhe ende nuk qarkullojnë video të këtij momenti nëpër rrjetet sociale.






Por, në oborr pikërisht për këtë temë po fliste Dea Mishel dhe Kejvina.
Dea thotë se një shpullë nga vajza për djalin nuk i duket e tmerrshme dhe Kejvina përsërit disa herë se ajo nuk është penduar për shpullën ndaj Luizit.