











Sot u bënë 21 vite që kur u vra, patrioti, veprimtari, ish luftëtari e komandanti i i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Hajdaraj i cili edhe minutat e fundit të jetës së ia dedikoj lirisë e pavarësisë së Kosovës.
Smajl Hajdarajn në 21 vjetorin e vrasjes së tij e ka kujtuar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili bëri edhe homazhe tek varri i tij. Mirëpo një gjë të tillë nuk e bëri edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht që në dy ditët e fundit ishte goxha aktiv në rrjetet sociale.
Kurtit nuk iu kujtua, dita kur mizorisht u nda nga jeta Hajdaraj dhe dita që shënon njërën prej vrasjeve më tronditëse të pasluftës në Kosovë.






Ndërsa dje u publikua një video mesazh i tij, dedikim për ish politikanin serb, Oliver Ivanoviq, i akuzuar para 9 viteve edhe për vrasje të shqiptarëve. Madje u publikua në faqen zyrtare të qeverisë së Kosovës në facebook.
Edhe pse rrallë herë Kurti bën dedikime apo u drejtohet qytetarëve me video të tilla këtë nuk hezitoi ta bënte për, ish politikanin serb madje edhe në gjuhën serbe, ku e quajti, Ivanoviqin të përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.
Ani pse sot në profilin e tij në facebook sot ai kishte 5 publikime shumica prej tyre ngushëllime e përkujtime, Kurti nuk tha as edhe një fjalë për Hajdarajn e vdekjen tragjike që lamë pas.






Derisa, Ivanoviq si ish-paramilitar serb dyshohej për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare, gjatë prillit të vitit 1999, kur ishin vrarë dhjetëra shqiptarë. Ai dyshohej për pjesëmarrje në vrasjen e dhjetë shqiptarëve, përfshirë një fëmijë 13 vjeç.
Si pjesëmarrës në këto krime Ivanoviqi përmendej edhe në dosjet e KFOR-it dhe të UNMIK-ut. Në dokumente të KFOR-it Ivanoviqi portretizohet si kriminel dhe lider i moderuar. Ai pas luftës ishte përkrahës i ish-kryeministrit serb të vrarë, Zoran Gjingjiq.
Mirëpo kjo nuk e pengoj Kurtin që ti dedikonte atij një video mesazh duke e ngritur lartë veprimtarinë e tij e atë si personalitet të shquar.






Derisa Smajl Hajdaraj një figurë e shquar shqiptare që dha frymën e tij të fundit duke i kontribuuar atdheut.
Të tillë e kujtoi edhe i pari i LDK-së, i cili tha se Hajdaraj ishte patriot u orëve më të rënda për vendin.
“Smajl Hajdaraj, ishte patriot i orëve më të rënda të vendit. Një veprimtar i lëvizjes pavarësiste të Ibrahim Rugovës, një komandant e luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një deputet i lirisë, prind, familjar e shok i pashoq, ai përfaqësonte modelin e heroit në kuptimin më të plotë të mundshëm. U vra në liri, më 17 janar të vitit 2002, para banesës së tij në Pejë. Sot, 21 vite më pas, nderuam jetën e veprën e tij. Ai na u morr vetëm fizikisht, por ideali i tij e bashkëpunëtorëve të tij, vazhdon të jetë udhërrëfim për ne”, ka thënë Abdixhiku pas homazheve.






Kujtojmë se veprimtari e luftëtari i shquar i lirisë, u zu në pritë dhe u vra para banesës së tij në vitin 2002, në moshën 51 vjecare.
Asokohe, Hajdaraj sapo kishte filluar punën e tij si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e Kosovës. Vrasja e tij ndodhi menjëherë pas një muaji që ai mori këtë detyrë të përfaqësojë qytetarët në Kuvend.
Ndërsa pas dedikimit të Kurtit për Ivanoviqin pati reagime të shumta.






Ndaj kryeministrit reagoi edhe motra e viktimës së Ivanoviqit, Flora Idrizi Peci. Duke thënë se po shkruan me lot në sy, Flora Idrizi Peci, ka thënë se Oliver Ivanoviqi i ka vrarë vëllain.
“E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën, unë motra e të vrarit”, ka shkruar ndër të tjera ajo
Idrizi-Peci ka thënë se Kurti ripërtëriu plagët e shqiptarëve me videon e tij përkujtuese për Ivanoviqin.