Pse Luizi u kthye në një fenomen? Përgjigjet më të shpeshta të ndjekësve


Në pak kohë Luizi u kthye në temën e ditës në rrjete sociale, në shtëpi, në punë, në kafe, pra kudo flitet për të.

Njerëzit janë fiksuar dhe kanë shfaqur një mbështetje të madhe për të në shtëpinë e Big Brother Vip, gjë që po i jep dhe formatit shikueshmëri dhe sukses absolut.

Po çfarë i ka fiksuar kaq shumë njerëzit me Luizin?

Ne i pyetëm ndjekësit dhe përgjigjet më të shpeshta janë këto:

“Luizi është real dhe shumë i drejtpërdrejt.”

“Pozitiviteti.”

“Humori dhe batutat e tij më kënaqin çdo ditë.”

“Njerëzit e gjejnë veten tek Luizi. Nuk është i shtirur.”

“Eshtë tip njeri që bën show për njerëzit.”

“Eshtë shumë i sinqertë dhe inteligjent.”

Ka ende shumë njerëz që vazhdojnë të mendojnë se ai nuk ka gënjyer për sëmundjen e tij.

Pas një komunikimi që stafi i Class ka patur me të afërmit e Luizit, ata janë shprehur se për këtë gjë do të flasë vet Luizi pas daljes nga Big Brother.