











Personi që shihni në foto është Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës.
Mësohet se Ibrahimit iu gjet një sasi cannabis në trup gjatë kontrollit.Sasia e drogës mësohet të ketë qenë rreth 30 gram dhe ishte ndarë në doza dhe e kishte futur në rrobat e brendshme.






Sasia e lëndës narkotike do t’i jepej një të burgosuri, por deri më tani i arrestuar nuk ka treguar se për cilin të burgosur bëhet fjalë. Gjatë marrjes në pyetje ai ka vendosur të heshtë.
Pritet sektori i antidrogës për ta peshuar dhe për të vijuar me veprimet si edhe SHKB e burgjeve.