











Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka sulmuar opozitën pasi sipas tij, refuzuan propozimin e ministrit të Financave, për pagesën e tatimit në pronë.
Kryeziu në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë një postim të ministrit Murati.
“Kur “brenga” e opozitës për qytetarët është vetëm sa për ta sulmuar qeverinë. Propozimi i ministrit Murati për tatimin në pronë u refuzua sot nga opozita”, ka shkruar ai.





