











Kiara duket se po bën një hap para kundrejt Luizit. Orët e vona të natës i gjetën ata më të afruar, si rrallë herë deri më tani Kiara i tha Luizit se shtëpia nuk do kishte kuptim pa të.
Kiara: Po të mos ishe ti kjo shtëpi nuk do kishte kuptim dhe këtë nuk ta them për të bërë qejfin. Ke shumë humor, se mbaj dot të qeshurën. Luizi: Veç ki besim te unë, kaq po them!






Biseda deri vonë e Luizit dhe Kiarës të cilëve më pas iu bashkua edhe Ronaldo, duket se ka bezdisur Oltën. Kur sheh Ronaldon që i afrohet Kiarës dhe Luizit ajo çohet dhe thotë: Hë do vish dhe ti tani të bësh muhabet?SHIH VIDEON
Pas bisedës së afërt që patën gjatë natës, Luizi e ka zgjuar sot Kiarën me një të puthur. Pas rutinës së mëngjesit ata kanë ndenjur gjatë gjithë kohës bashkë.






Ditëlindja e Kiarës po afron dhe Luizi duket i menduar për të gjetur dhuratën e duhur për të.
Në një bisedë me Bjordin, ai po vriste mendjen se si do e kuptojë ai kur kalon mesnata që i bie dhe data 18 kur Kiara ka ditëlindjen.Bjordi i dha idenë që të pyesin Arbanën , por Luizi nuk ishte shumë dakord.